Autor: Muhammed Shakir esh-Sherif
Titulli: Sekularizmi dhe pasojat e tij
Përktheu: Dr. Sedat Islami
Redaktor: Jusuf Kastrati
R. gjuhësor: Jeton Koqinaj
Formati: B6
Faqe: 42
Botues: IslamHouse
Libërthi që keni në duar është rezyme e një sërë punimesh të shkruara nga një numër dijetarësh përkitazi me një grup a fraksion (tashmë edhe sistem jete), që është pjellë kohëve të sotme dhe, me plot keqardhje, dominon në shumë vende islame. Fjala është për sekularizmin, i cili reflektuaka dashuri e harmoni ndërmjet njerëzve, por jo rrallëherë shpalos edhe brendësinë, që reflekton urrejtje dhe armiqësi, veçanërisht kundrejt fesë islame, mësimeve, normave juridike, lutjeve, kodeve të mirësjelljes, marrëdhënieve reciproke, të parapara sipas tij.