Planifikuesi i përditshëm i Ramazanit ju mundëson të mbani gjurmët e rutinës, zakoneve dhe qëllimeve tuaja të përditshme të Ramazanit. Ky planifikues vije si një bllok shënimesh gjithëpërfshirëse por shumë i lehtë për t’u përdorur.
Ai përfshin përcjelljen e Namazeve, lutjeve, leximit të Kur’anit, leximit të kuptimeve, dhikreve, bamirësive dhe shumë gjëra të tjera. Hadithi i Ditës, vepra e ditës dhe lutja e ditës do tu mundësojnë të keni një shije të re të Ramazanit.
Është projektuar në mënyrë të tillë që të mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga të rinjtë. Ka një dizajn miqësorë dhe lehtë të orientueshëm.
Boton në shqip: Literaturaislame.com
Specifikimet:
Madhësia: A4
Cilësi e lartë 44 faqe
Merreni falas, printojeni dhe bëjeni këtë Ramazan, Ramazanin tuaj më të mirë!