Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani
Titulli: Paralajmërim për fitnen e tekfirit
Përktheu: Alban Malaj
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 45
Botues: Selefi.org
Viti: 2011
Vendi: Mekë, Arabi Saudite
Me të vërtetë çështja e Tekfirit në përgjithësi nuk i përket vetëm sundimtarëve por edhe të sunduarve poashtu. Ajo është një fitne e madhe, e vjetër, e cila zuri fill nga një prej sekteve të herëshme të Islamit, e ky sekt njihet si Khauarixhët1.
(1) Khauarixhët kanë shumë grupacione të cilat janë përmendur në librat e sekteve. E prej atyre ka që vazhdojnë të egzistojnë deri më sot, siç është grupi i njohur me emrin “Ibadijet”. Ata (Ibadijet) deri para pak kohësh nuk përziheshin me askënd, nuk kanë aktivitet në davet, mirëpo që prej disa vitesh ata kanë filluar aktivitetin dhe përhapjen e disa broshurave, librave dhe besimeve të cilat kryekëput janë besimet e khauarixhëve të vjetër. Mirëpo ata kamuflohen duke përdorur një prej marifeteve të Shijave, marifet i cili është Tekija. Ata thonë: “Ne s’jemi Khauarixhë”. Por …