Autor: Osman Nuri Topbash
Titulli: Një këshillë 1001 mësime
Përktheu: Albert Halili
Recensent: Alban Kali
Formati: 5.4 x 7.9
Faqe: 206
Botues: Progresi Botime
Viti: 2014
Vendi: Shkodër
Nëse shohim nga horizonti i besimit, vihet re shumë qartë se e gjithë kjo botë, nga fillimi në fund, është një shkollë besimi; të gjitha ndodhitë janë shfaqje të sprovave hyjnore; ndërsa jeta, është një udhëtim drejt vendit të përjetësisë. Detyra jonë më e rëndësishme në këtë karvan të pafundësisë, është të mos kaplohemi nga plogështia e egos, të mos kapemi të papërgatitur nga sprovat hyjnore dhe të mos bëhemi udhëtarë të trashë, të tromaksur dhe të hutuar të kësaj jete të përkohshme. Përkundrazi, të jemi vigjilentë përballë shfaqjeve të mistershme dhe plot urtësi të madhështisë hyjnore.