Autor: Abdulmuhsin el-Abad
Titulli: Mirësitë e Medinës
Përktheu: Ebu Duxhane
Formati: A5
Faqe: 50
Botues: Mburoja.net
Me të vërtetë qyteti i Profetit të ndershëm salallahu alejhi ue selem është qyteti i mirë (Tajbete et-Tajjibeh), djepi i shpalljes, vendi në të cilin zbriste Xhibrili i sinqertë për tek Profeti fisnik. Eshtë qyteti në të cilin kthehet dhe mblidhet besimi, vendtakimi i muhaxhirëve dhe ensarëve, atdheu i atyre që përgatitën vendin dhe besimin (për pritjen e muhaxhirëve), kryeqyteti i parë i muslimanëve, në të u ngritën flamujt e xhihadit për në rrugë të Allahut, prej saj u nisën ushtritë e së vërtetës për ti nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë, prej saj u shpërnda drita e udhëzimit e cila e ndriçoi rruzullin tokësor, është vendi tek i cili u shpërngul Profeti salallahu alejhi ue selem, në të jetoi gjatë gjithë jetës së tij (pas shpërnguljes), në të vdiq, në të u varros, prej saj do të ringjallet, varri i tij do të jetë i pari që do të hapet për ringjallje dhe nuk dihet për asnjë profet në mënyrë të prerë se ku është varri i tij përveç Profetit salallahu alejhi ue selem.