A është Kurani vepër e Muhammedit a.s.? – Senad Maku

Autor:      Senad Maku
Titulli:      A është Kurani vepër e Muhammedit a.s.?
Formati:   A5
Faqe:       65
Botues:    bibladhekurani.com
Viti:         2008
Vendi:      Ulqin, Mali i zi

Si në të kaluarën, ashtu edhe sot sulmet ndaj fesë Islame nuk kanë të pushuar. Në përgjithësi, për Islamin është folur shumë herë vetëm në kontekstin negativ, duke shpifur e trilluar gjëra nga më të këqijat për të. Për islamin është shkruar mjaft dhe vazhdohet të shkruhet edhe sot nëpër mediat elektronike, gazeta e revista të ndryshme, të botuara qoftë nga individët, qoftë nga grupe individesh, të cilët kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet; disa e kanë vlerësuar si fe të një kulture e civilizimi të prapambetur, si fe e dhunes dhe e fanatizmit, që pengon modernizimin e jetës, lirinë e të menduarit dhe të të shprehurit; fe afrikoaziatike e, madje disa e kanë quajtur fe të Lindjes. Por, të shkretët sikur harruakan se edhe fetë e tjera, si: Krishterimi apo Hebraizmi e kanë zanafillen po nga Lindja.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [15.71 KB]

Artikulli paraprakMirësitë e Medinës – Abdulmuhsin el-Abad
Artikulli tjetërFaktet e besimit dhe mrekullitë e tij – Abdulmexhid Zendani