Autor: Jellmaz Ozakpenar
Titulli: Kultura dhe qytetërimi (një teori mbi qytetërimin)
Përktheu: Mr. Ali Pajaziti
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 172
Botues: Logos-A
Viti: 2003
Vendi: Shkup, Maqedoni
Në çështjen e të kuptuarit të kulturës dhe qytetërimit, midis shkencëtarëve dhe mendimtarëve, ekzistojnë dallime të dukshme. Nga ana tjetër, në pikën e “mjegullirës” rreth çështjes së përmbajtjes së këtyre dy koncepteve ekziston pothuajse një unitet total mendimesh (konsenzus). Në pjesën e sontme të ligjëratave mbi kulturën dhe qytetërimin, që do të zgjatin pesë javë, do ta trajtoj veçorinë më të përgjithshme të kulturës dhe qytetërimit. Pa marrë parasysh përmbajtjen e vecantë të fenomeneve të quajtura kulturë dhe qytetërim, mund të thuhet se ekziston një vilësi e përbashkët e tyre. Si kultura ashtu edhe qytetërimi, nuk janë fenomene që ekzistojnë në natyrë para veprave të njeriut. …