Autor: Dr. Hajredin Hoxha
Titulli: Konceptet e të mirës
Përktheu: Edin Q. Lohja
Recensent: Edin Q. Lohja
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 40
Botues: Furkan ISM
Vendi: Shkup, Maqedonia Veriore
Lexues të dashur, Kur’ani Fisnik është fjala e shpallur e fundit e Zotit të Plotfuqishëm, dhe burimi parësor i besimit dhe veprimit të çdo muslimani. Ai trajton tema lidhur me qeniet njerëzore: urtinë, doktrinën, ndërveprimet, ligjin, etikën, moralin, marrëdhëniet shoqërore dhe ndërkombëtare, por tema e tij themelore është raporti ndërmjet Zotit dhe krijesave të Tij. Njëkohësisht, ai ofron udhëzime dhe mësime të detajuara për një shoqëri të drejtë, sjellje të duhur njerëzore, dhe një sistem të drejtë ekonomik.