Autor: Ali Bashgil
Titulli: Kokë me kokë me të rinjtë
Përktheu: Mr. Metin Izeti
Recensent: Mr. Ali Pajaziti
Formati: 9.5 x 15
Faqe: 87
Botues: Sh.B. Logos-A
Viti: 2000
Vendi: Shkup
Të jemi më konkret, kjo broshurë nuk është vepër shkencore si veprat të cilat i përmenda më lartë. Ajo është një udhërrëfyes që do t’u shërbejë brezave të rinj pa përvojë të punëtorisë mendore. I respektuari lexues, a e di se ky grup është më mbrapa dhe në pozitë më të vështirë se ata që punojnë punë fizike. Dihet mirëfilli se çdo çirak kur e fillon artizanatin e vet është pranë mjeshtrit dhe punon nën mbikëqyrjen e tij. Ai me sytë e vet e sheh se si punon një njeri që e njeh zanatin dhe vetë e kupton se fuqia fizike nën urdhrin e intelektit dhe vullnetit arrin suksese të duhura në punë.