Autor: Mahmud Rida Murad
Titulli: Islami me pak fjalë
Përktheu: Arlind Boshnjaku
Recensent: Sabri Jonuzi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 56
Botues: Gjurma
Viti: 2001
Vendi: Prishtinë
Kjo porosi eshtë për çdo njeri të hapur dhe mendjegjerë. Është për çdo kërkimtar të së vërtetës që ndoshta ndonjëherë ka pyetur veten se çfarë është feja islame, kush është Zoti (All-llahu), cili është qëllimi përfundimtar i ekzistencës së njeriut. Këto pyetje dhe shumë të tjera shtrohen për t’u shqyrtuar në raste të ndryshme, por më vonë ato prapësohen dhe lihen në mes për lloj-lloj arsye. Islami është vërtet një fe e keqkuptuar dhe e paraqitur gabimisht në Perëndim. “Kjo nuk është edhe për t’u habitur, – deklaron mjeku frëng Moris Bykaj, në fillim të librit të tij Bibla, Kur’ani dhe Shkenca,’ – kur dimë se në çfarë mënyre sa e sa e gjenerata në Perëndim janë edukuar për t’i zgjidhur problemet religjioze dhe si janë mbajtur në padije për ckado që ka të bëjë me Islamin.