Autor: Halil Ibrahimi
Titulli: Islami dhe Krishterimi
Redaktorë: Mexhid Yvejsi
Fehim Gashi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 125
Tirazhi: 2000
Botues: CIMS Aleksandri
Botimi: i dytë
Viti: Dhjetor, 2005
Vendi: Prishtinë
Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur’anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kur’ani, etj.