Autor: Abdulmuhsin ibn Hamed el-Abad
Titulli: Haxhi, Vlera dhe Dobitë e tij
Përktheu: Jeton Shasivari
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 14
Botues: Selefi.org
Viti: 23 Shtator 2011
Vendi: Mekë
I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e ka nxitur Umetin e tij që të kryejë Haxhin dhe i ka sqaruar virtytet e tij si dhe shpërblimet e begatshme që Allahu i ka përgatitur për ata që e kryejnë Haxhin ashtu siç duhet. Prandaj, ka thënë ai – sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem -: “Kush e kryen Haxhin dhe nuk kryen marrëdhënie intime dhe nuk bën vepra të ndaluara, do të kthehet (i pastër nga gjynahet) sikur ditën që e ka lindur nëna e tij.” Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.