Autor: Nida Ebu Ahmed
Titulli: Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Përktheu: Dr. Sedat Islami
Recensent: Jusuf Kastrati
Formati: A5
Faqe: 33
Botues: IslamHouse
Viti: 2015
Allahu ka caktuar kohë dhe stinë për falje dhe shpërblime të mëdha. I lumtur është ai që i shfrytëzon këto kohë dhe afrohet te Zoti i vet me shpresë se do ta arrijë lumturinë pas së cilës nuk do të dëshpërohet më kurrë. Prej kohëve të tilla janë edhe dhjetë ditët e para të muajit Dhu’l-Hixhe, të cilat janë ditët më të mira të dynjasë; në to është ligjësuar kryerja e haxhit, njërit prej pesë kushteve të Islamit. Haxhi është prej adhurimeve më të mira, prej riteve më të përsosura, është adhurim jetësor, përmbyllje e veprës, plotësim i fesë dhe përsosje e saj.