Autor: Dr. Muhammed Said Ramadan el-Buti
Titulli: Fshehtësitë e disa ligjeve Kuranore
Përktheu: Dr. Hajredin Hoxha
Recensent: Edin Lohja
R. gjuhësore: Mimoza Sinani
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 50
Botues: Botim Privat
Viti: 2013
Është ky fillimi i ciklit të ligjëratave të shkurtra, të përgatitura për “Radio Kuvajtin” i titulluar: “ Ligj dhe Urtësi.” Pikësynimi i ligjëratave në fjalë ishte përmendja e disa ligjeve, të karakterit fetar (të sheriatit), të argumentuara nga Kur’ani dhe Sunneti, duke dëftuar më pas urtësitë e këtyre ligjeve. Kisha planifikuar që këto ligjërata, me të njëjtin titull, t’i botoj ashtu siç qenë të përgatitura për “Radio Kuvajtin ”. Ndërkohë një shtëpi botuese shprehu dëshirën e saj që këto ligjërata të botohen, mirëpo me një titull tjetër për shkak se titulli paraprak nuk ishte i përshtatshëm. Prandaj, duke i përfillur kërkesat e disa lexuesve të nderuar, e pashë të arsyeshme ta ndërroj titullin paraprak me një titull tjetër “Fshehtësitë e ligjeve hyjnore.”