Autor: Dr. Bilal Filips
Titulli: Feja e vërtetë e Zotit
Përktheu: Arjan Koçi
Recensent: Bahri Curri
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 23
Botues: IslamHouse.com
Viti: 2010
Çdo njeri ka lindur në një rrethanë, të cilën nuk e ka zgjedhur vetë. Feja e familjes
ose ideologjia e shtetit i imponohet atij që në zanafillën e ekzistencës së vet në këtë
botë. Kur bëhet adoleshent, ai zakonisht është i shpëlarë nga trutë duke besuar se
besimet e shoqërisë së cilës i përket janë besimet e drejta që duhet të ketë çdokush.
Megjithatë, kur disa njerëz piqen dhe përballen me sisteme të tjera besimi, atëherë
zënë të vënë në dyshim vlefshmërinë e besimeve vetjake. Këta kërkues të së vërtetës
në shumicën e rasteve arrijnë në një pikë konfuzioni kur kuptojnë se çdo fe, sekt,
ideologji dhe filozofi pohon të jetë rruga e vetme e drejtë për njerëzit. Në të vërtetë, të gjitha ato përmbajnë disa pika të vlefshme dhe të arsyeshme dhe inkurajojnë njerëzit
për të bërë mirë. Por, cila prej tyre është e vërteta?