Bazat e Teuhidit – Dr. Bilal Filips

0
871

Autor:       Dr. Bilal Filips
Titulli:       Bazat e Teuhidit
Përktheu:  Alukah.net
Formati:    4.3 x 6.6
Faqe:        175
Botues:     Alukah.net

Feja e vërtetë e pranueshme te Allahu s.u.t. bazohet në teuhidin e pastër nga shirku ashtu siç u përmend në kapitujt e mëparshëm. Çdo gjë që devijon nga aspektet e teuhidit është idhujtari ose kufër sado e hollë dhe e përpunuar qoftë ajo. Njësimi i Allahut duhet
të besohet me zemër, të pohohet dhe të praktikohet në të gjitha aspektet e jetës së njeriut. Monoteizmi, i sjellë nga të dërguarit e Zotit, nuk është thjesht një teori, por një sistem i tërë praktik për jetën e njeriut të nënshtruar ndaj Allahut s.u.t. Kuptimi i kësaj shtrihet në qëllimin për të cilin Allahu e krijoi njeriun.
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër veç që të më adhurojnë.” (51:56)
Vetë fakti i krijimit të njeriut tregon cilësitë perfekte të Allahut. Ai është Krijuesi që e solli njeriun në ekzistencë kur nuk ekzistonte. Ai është Mëshiruesi kështu që kënaqësitë e kësaj bote janë dhuratë e Tij.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko