Autor: Ali Pajaziti
Titulli: Ese sociologjike
Recensent: Dr. Etem Aziri & Dr. Hasan Jashari
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 180
Botues: Logos-A
Viti: 2003
Vendi: Prishtinë
Libri Ese sociologjike i Ali Pajazitit paraqet një ndihmesë të shquar nga lëmi i sociologjisë. Edhe pse në shikim të parë fitohet përshtypja se ky libër ngërthen tematika të ndryshme, që kanë të bëjnë me rrjedhat shoqërore aktuale në Maqcdoni, shqyrtimi më i thelluar i lëndës së zbërthyer na jep të drejtë të vëmë në dukje, se në fakt bëhet fjalë për një tërësi mjaft homogjene, në të cilën sipas një kronologjile logjike autori bën ndriçimin e shumë dukurive shoqërore, që e shqetësojnë qenien shqiptare, si dhe ofrohen alternativa për tejkalimin e asaj, që e shikuar sipërfaqësisht, duket e patejkalueshme, me të vetmin qëllim popullata shqiptare e Maqedonisë, ndaj së cilës dhjetëvjeçarë me radhë historia është sjellë më tepër si `njerkë sesa si nënë’, ta gjejë vendin e vet në hapësirat demokratike evropiane e më gjerë.