Autor: Islam Dizdari, Bahri Aliu
Titulli: Edukata familjare
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor: Nexhat Ibrahimi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 152
Botues: Logos-A
Viti: 2007
Vendi: Shkup, Maqedoni
Kujdesi parësor në jetën e besimtarit, veçanërisht në jetën e atyre që Krijuesi ua ka mundësuar të jenë prindër, është kujdesi për trashëgimtarët e tyre – fëmijët, se çfarë besimi, kulture, civilizimi dhe edukimi do të pranojnë për të jetuar në këtë botë me nder dhe dinjitet njerëzor si besimtarë myslimanë. Angazhimi për edukimin e fëmijëve është kategori kuranore dhe obligim i traditës islame e kërkuar nga Muhammedi a.s., prandaj edhe përkushtimi ndaj këtij aktiviteti në jetën e besimtarit duhet të jetë parësor dhe i pa ndërprerë, aq me tepër në kohën tonë dhe në vendin, ambientin dhe situatën ekonomike e politike që e jetojnë besimtarët shqiptarë.