Autor: Hafidh ibn Ahmed el-Hakemij
Titulli: Çelësi i Tokës së Paqes me Vërtetimin e Dy Dëshmive të Islamit
Përktheu: Alban Malaj
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 33
Botues: Selefi.org
Viti: 2012
Vendi: Mekë, Arabi Saudite
Argumentet nga Kur’ani dhe Suneti rreth kërkesave të Dy Dëshmive dhe kushteve të tyre janë të shumta e s’mund të llogariten. Ne u mjaftuam shkurtimisht për çdo çështje duke përmendur argument nga Kur’ani dhe Suneti pasi ato janë veçse një pjesë e vogël nga tërësia e argumenteve të tyre, një grimcë nga ajo tërësi e madhe, një pikëz uji nga deti. Dhe në to in shae Allah ka mjaftueshmëri për atë që Allahu do ta nxjerrë nga errësira në dritë. Dhe suksesi im është vetëm nga Allahu, Atij i jam mbështetur dhe te Ai kthehem. Dhe s’ka fuqi e ndryshim përveç se nga Allahu i Lartësuar e i Madhërishëm.