Autor: Kadir Misirogllu
Titulli: Botëkuptimi Islam
Përktheu: Mithat Hoxha
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 464
Botues: Progresi Botime
Viti: 2008
Vendi: Stamboll, Turqi
Qysh në fillim të herës, veçanërisht në mendimin mistik islam, ka mbisunduar ideja se “filozofët kanë ardhur duke e mohuar njëritjetrin, kurse profetët, duke e mbështetur njëri-tjetrin”. Kjo më kujtoi thënien e Fridrih Niçes se “ajo që thotë historia kurrë s’është përfundimtare”. Profetët kanë ardhur duke e mbështetur njëri-tjetrin sepse, meqë janë dërguar nga i njëjti Zot, kanë sjellë të njëjtin mesazh moralo-shpirtëror, pra, nuk kanë folur nga vetja. Edhe nëse më pas, mesazhi i sjellë prej tyre është shtrembëruar dhe midis feve kanë dalë në shesh dallime themelore, siç dihet, kjo ka ndodhur nga ndërhyrja e njerëzve për interesat e tyre materiale e temporale.