Autor: Grup autorësh
Titulli: Besimi i muslimanit
Përktheu: Jusuf Kastrati
Recensent: Driton Lekaj
Formati: A5
Faqe: 58
Botues: IslamHouse
Libri “Besimi i Muslimanit”, të cilin e keni në duar, është tejet i rëndësishëm, ngase flet për besimin në njëshmërinë e Allahut që në arabisht quhet teuhid. Teuhid domethënë që të gjitha ibadetet (adhurimet) t’ia kushtojmë vetëm Allahut të Madhërishëm. Kushdo që e lexon Kuranin dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit ? vëren qartë madhështinë e teuhidit, për shkak të të cilit Allahu i krijoi njerëzit dhe xhinët, i zbriti Librat e shenjtë dhe i dërgoi pejgamberët. Madje, suksesi dhe lumturia e vërtetë në të dy botët qëndron në jetësimin e teuhidit dhe në shmangie nga shirku, i cili është i kundërt me teuhidin dhe njëherazi mëkati më i madh në përgjithësi. Kushdo që vdes duke i bërë Zotit shirk, pra duke adhuruar dikë a diçka tjetër përveç Allahut, do të futet në Xhehenem, ku do të mbetet përgjithmonë.