Autor: Muhammed el-Uthejmin
Titulli: Besimi i Ehli Sunetit
Përktheu: Shefqet Krasniqi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 66
Botues: IslamHouse
Viti: 1996
Vendi: Prishtinë
Besimi ynë është besimi në Zotin, në engjëjt, në librat e shenjtë, në të dërguarit – profetët, në Ditën e gjykimit dhe në paracaktimin e Zotit. Ne, pra, besojmë që Allahu i Lartmadhëruar është Zot, Krijues, Sundues – Komandues i çdo gjëje.
• Besojmë që Ai është i vetmi Zot që meriton të adhurohet, dhe se çdo gjë tjetër që adhurohet, përveç Zotit, është e kotë.
• Besojmë në Emrat e në Cilësitë e Tij, ashtu siç i ka përshkruar Kurani dhe Syneti.
• Besojmë se Ai është i Vetëm, Atij nuk i bën askush shoqëri në sundimin e Tij dhe as që meriton kush që të quhet me ndonjë nga Emrat e Tij ose të cilësohet me ndonjë nga Cilësitë e Tij.