Autor: Dr. Hajredin Hoxha
Titulli: Barrierat e dialogut dhe shkaqet e dështimit
Përktheu: Dr. Sedat Islami
Recensent: Ajni Sinani
Re. gjuhësore: Mimoza Sinani
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 46
Botues: Furkan ISM
Vendi: Shkup, Maqedonia Veriore
Motivi im në përzgjedhjen e këtij hulumtimi ka qenë eksperienca ime e hidhur me fqinjët tanë të “ndershëm”, me të cilët patëm jetuar një kohë të gjatë, e që në fakt nuk e prisja kurrë të ndodhte ajo që ndodhi. Kështu, me këtë punim mëtoj të vetëdijesoj njerëzit, pa marrë parasysh racën, gjuhën apo fenë e tyre, karshi këtij lloji fqinjësh “të ndershëm.”
Konsideroj se bisedat dhe shkrimet rreth përvojës së dialogut të dështuar ndërmjet muslimanëve shqiptarë të Kosovës dhe fqinjëve të tyre serbë ortodoksë, pastaj bisedat për përvojën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare të pretenduar ndërmjet tyre, si dhe shqyrtimi i shkaqeve dhe motiveve të atyre masakrave të përgjakshme të serbëve ndaj shqiptarëve muslimanë, kanë një rëndësi të madhe në historinë e dialogut ndërkulturor, ndërpopullor dhe ndërfetar në kohën moderne.