Autor: Said el-Kahtani
Titulli: Mburoja e muslimanit
Përktheu: Azem Bardhoshi
Recensent: Ismail Bardhoshi
R. Gjuhësor: Ilir Haxhiaj
Botues: Shembulli
Botimi: I parë
Formati: A5
Faqe: 148
Viti: 2017
Vendi: Prishtinë
Libërthi që keni në dorë është një variant i shkurtuar i librit tjetër me titull “Dhikri, duatë dhe mjekimet me rukjet e Kuranit dhe të Sunetit”, ku kam përmbledhur vetëm pjesën e dhikrit, me qëllim që të jetë një doracak më praktik. Këtu kam përmendur vetëm formulën e dhikrit, e po ashtu e kam parë të mjaftueshme të përmend vetëm një ose dy nga burimet e hadithit, të cilat janë shënuar tek varianti më i zgjeruar i librit. Kush dëshiron të njohë sahabiun që transmeton hadithin, si dhe më shumë hollësira mbi burimet origjinale të hadithit, le t’i referohet origjinalit të këtij libri.