Autor: Dr. Musli Vërbani
Titulli: Vërtetësia (23)
Seria: Planprogrami i muslimanit të vogël
Recensent: Burim Bunjaku
Formati: B5
Faqe: 23
Botues: Autori
Viti: 2011
Vendi: Kaçanik
Vërtetësia është e kundërta e gënjeshtrës. Vërtetësia është virtyt i mirë njerëzor dhe është prej vlerave më të mëdha të moralit. Vërtetësia është prej cilësive më të rëndësishme të besimtarit. Vërtetësia është bazë e ndërtimit të shoqërisë dhe lumturisë. Çdo gjë në jetë është e ndërlidhur me vërtetësinë. Dobia dhe e mira njerëzore varet prej drejtësisë dhe vërtetësisë. Aty ku ka drejtësi dhe vërtetësi ka zhvillim, përparim, paqe dhe lumturi. Me drejtësi dhe vërtetësi janë zhvilluar popujt, dhe deri sa e kanë ruajtur drejtësinë dhe vërtetësinë kanë qenë në kulminacion të lumturisë.