Autor: Shejhul Islam Ahmed ibn Tejmijje
Titulli: Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja
Formati: A5
Faqe: 124
Botues: Mburoja.net
Urdhërimi për të mirën dhe ndalimi prej të keqes është ajo me të cilën Allahu i dërgoi librat e shpallura, dhe me këtë Ai dërgoi të Dërguarit e Tij, dhe kjo është pjesë integrale e rrugës (fesë). Porosia e Allahut përbëhet nga pjesët informative dhe udhëzuese. Për sa u përket atyre informative, Allahu na informon për veten e Tij, siç është teuhidi (monoteizmi), apo informimi që Ai na e bën në lidhje me krijimin e Tij, siç janë rrëfimet e njerëzve dhe Pejgamberëve të mëparshëm, të cilat përmbajnë mësime, kërcënime dhe premtime. Pjesa udhëzuese konsiston në urdhrat që duhet bërë, urdhërat që s‘duhet bërë, dhe gjërat të cilat i mbeten zgjedhjes dhe diskrecionit tonë.