Autor: Osman Nuri Topbash
Titulli: Udhëtimi drejt Zotit nga besimi në mirësi
Përktheu: Ilir Hoxha
Recensent: Alban Kali
Formati: 4.4 x 7.3
Faqe: 144
Botues: Progresi Botime
Viti: 2015
Vendi: Shkodër
Miqtë e Allahut, janë shprehur se; “Qëllimi i jetës, është përkryerja shpirtërore për t’u takuar me bukurinë hyjnore”. Pra, ata kanë theksuar domosdoshmërinë e përpjekjes në rrugën e përkryerjes shpirtërore dhe qëllimin final të jetës njerëzore, që është takimi me bukurinë e Allahut (xhemalullah).
Allahu i Madhëruar, i Cili e krijoi birin e njeriut në formën më të bukur (ahsen-i takuim), në mesin e të gjitha krijesave, dëshiron që të gjitha sjelljet që e mbushin jetën e robit, si morali i tij, adhurimet dhe udhëtimi i tij drejt botës së përjetshme, të realizohet në mënyrën më të bukur.