Autor: Muhammed el-Uthejmin
Titulli: Të vërteta në të cilat fton natyra e i pranon sheriati
Përktheu: Shefqet Krasniqi
Formati: A5
Faqe: 52
Botues: Vakëfi
Viti: 2004
Vendi: Rijad, Arabi Saudite
Prej mirësive të sheriatit të Allahut xheleshanuhu është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë, e duke e zbatuar atë ashtu si kërkon prej nesh feja, sepse për drejtësi janë dërguar pejgamberët e janë zbritur librat e shenjëta dhe janë vendosur rregullat për çështjet njerëzore. Ashtu për të mbizotëruar kjo drejtësi mes njerëzve në këtë botë, duke e shikuar Kur’anin dhe hadithin e Pejgamberit alejhi selam se çka na urdhërojnë të bëjmë, se vetëm në to është rruga e mbarë, rruga fatlume në të dy botrat, se vetëm duke u bazuar në to mund ta njofim atë të drejtë se si duhet zbatuar dhe ndaj kujt kemi obligime.