Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Titulli: Suneti
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Korrektura: Burim Bunjaku
Formati: 6.7 x 9.5
Faqe: 60
Botues: Botues Privat
E kam zgjedhur termin sunet, e jo shprehjen haber e as ether, sepse haberi është sikurse hadithi. Është ajo çka i mbështetet Pejgamberit s.a.v.s. ose sehabiut, ose dikujt tjetër, shprehimisht, veprimtarisht ose vendosmërisht ose atributisht. Ndërsa, etheri është hadith që arrin në rrugë duke arritur te Pejgamberi s.a.v.s., ose është i ndërprerë në rrugë duke arritur te Pejgamberi s.a.v.s. e disa fukaha e kanë veçuar se çka është ndërprerë. Sa i përket sunetit, janë fjalë, veprat, vendimet dhe atributet e Pejgamberit s.a.v.s.
Loading...