Autor: Abdulmuhsin ibn Hamed el-Abad
Titulli: Shpjegimi i 40 Haditheve të Imam Neueuiut
Përktheu: Fatjon Isufi
Recensent: Sashenka Jakupi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 138
Botues: “Udha e besimtarëve”
Viti: 2014
Vendi: Tiranë
Libri është një përmbledhje, ku autori përmend dyzet hadithe të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e kjo, duke u bazuar në një hadith që është transmetuar për vlerën e të mësuarit përmendësh të dyzet haditheve nga Profeti. Në parathënien e librit të tij “Dyzet hadithet”, shkrimtari përmend nëntë prej shokëve të Profetit, të cilët e përcillnin këtë hadith. Pasi rradhit emrat e tyre, citon: “Dijetarët e hadithit janë të një mendimi se ai është hadith i dobët, edhe pse rrugët e tij të transmetimit janë të shumta.” Ai na rikujtoi se në shkrimin e librit të dyzet haditheve nuk ishte mbështetur mbi këtë hadith, por mbi disa hadithe të tjera, siç është hadithi i Profetit (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ai që është prezent, le t’ia përcjellë (fjalët e mia) atij që mungon”, apo fjala e Profetit që thotë: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij njeriu që dëgjon një prej thënieve të mia dhe e kupton atë.”