Autor: Sejid Kutbi
Titulli: Shenja në rrugë
Përktheu: Ymer Musa
R. gjuhësor: Fatmire Ajdini – Hoxha
Formati: 9.5 x 12.3
Faqe: 245
Botues: Logos-A
Viti: 1998
Vendi: Shkup, Maqedonia Veriore
Njerëzimi sot gjendet buzë greminës, jo pse i kanoset rreziku i zdukjes që i është varur mbi koke – kjo është pasojë e semundjes, e jo edhe vetë sëmundja në fjalë – por, për shkak të dështimit në botën e vlerave në të cilën, dhe vetëm nën hijen e së cilës është i mundur zhvillimi i shëndoshë i jetës njerëzore dhe përparimi i saj i qëndrueshëm. Kjo gjendje qartazi vjen në shprehje në botën perëndimore e cila njerëzimit nuk mund t’i ofrojë kurrfarë vlerash. Aq më tepër, ajo nuk zotëron atë që ndërgjegjes së tij t’ia arsyetojë ekzistencën, meqë në të demokracia ka shpier në gjendje e cila i perngjan falimentimit, sepse dalëngadalë ka filluar të huazojë prej sistemit të Bllokut lindor, posaçërisht në lëmin e ekonomisë, nën emrin socializëm!