Silluni butë o pasues të sunetit me pasuesit e sunetit – Abdulmuhsin el-Abad

Autor:         Abdulmuhsin ibn Hamed el-Abad
Titulli:         Silluni butë o pasues të sunetit me pasuesit e sunetit
Përktheu:    Rudian Zekthi
Formati:      4.33 x 6.69
Faqe:          50
Botues:       Sh.K. “Tradita”
Viti:            2008
Vendi:         Tiranë

“Ehli suneh uel xhema’ah” janë ata që ndjekin rrugën e Profetit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe shokëve të tij. “Ehli suneti” është ndjekës rigoroz i traditës së Profetit (salallahu alejhi ue selem), traditë për të cilin i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kapuni pas traditës (sunetit) sime dhe traditës së katër Kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje. Kapuni pas saj dhe shtrëngojeni fort atë me dhëmballë.” Ai na ka tërhequr vërejtje që të ruhemi nga kundërshtimi i tij duke thënë: “Ruhuni nga gjërat e shpikura në çështjet e fesë, sepse çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është humbje.” Gjithashtu ka thënë: “Kush largohet nga tradita ime, nuk është prej meje.”

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakShenja në rrugë – Sejid Kutbi
Artikulli tjetërObligimi Ynë Përballë Urdhrave të Allahut – Dr. Abdurrezak ibn Abdulmuhsin el-Bedr