Autor: Osman Nuri Topbash
Titulli: Rrugëtimi i shpirtit
Përktheu: Ilir Hoxha
Recensent: Alban Kali
Formati: 5.4 x 7.9
Faqe: 198
Botues: Progresi Botime
Viti: 2012
Vendi: Shkodër
Të dashur lexues!
Ky libër që keni në dorë, është një përmbledhje e shkrimeve që janë botuar në revistën tonë të përmuajshme “Shebnem”. Këtu do të gjeni një pjesë të parimeve të rëndësishme islame që duhen përvetësuar për të bërë një jetë të devotshme, të zbukuruar me sinqeritet dhe përkushtim në bazë të dashurisë dhe urtësisë. Me qëllim që shpirti ynë t’i përvetësojë sa më mirë këto parime, jemi munduar që të gjitha temat t’i shpjegojmë shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur me anë të tregimeve historike dhe biografive të profetëve, sahabëve fisnikë, dijetarëve, të urtëve dhe njerëzve të dashur të Allahut.