Autor: Abdurrahman ed-Deuseri
Titulli: Rregullat fikhore
Përktheu: Jusuf Hilmi Kastrati
Recensent: Arben Ahmetaj
R. gjuhësor: Jeton Koçinaj
Formati: 5.83 x 8.27
Faqe: 47
Botues: Sh.B. “Shembulli”
Viti: 2016
Vendi: Prishtinë
Kjo është një përmbledhje e shkurtër e rregullave të fikhut, e përshtatshme për fillestarët e kësaj shkence, të cilën e kam përmbledhur nga libri im “El-Mudhekkiretu el-evvelijjetu li fehmi el-kavaidi el-fikhijjeti”1, që e titullova “El-Xheuheretu en-nekijjetu fi el-kavaidi el-fikhijjeti”. E lus Allahun që njerëzit të përfitojnë nga këta libra! Në këtë libërth i kam përmendur vetëm pesë rregullat kryesore dhe disa nënrregulla që burojnë prej tyre, duke sjellë shembuj përkatës për secilën. Nuk kam dashur të zgjerohem duke përmendur nënrregulla, ngaqë mendoj se kjo është më mirë për fillestarët dhe joekspertët. Gjithashtu, kam vënë re se disa nga ata që kanë bërë përmbledhje të shkurtra të kësaj shkence, kanë përmendur rregulla të shumta, madje, ngandonjëherë nuk kanë sjellë fare shembuj, ose shembujt që kanë dhënë janë të pakuptueshëm për shumicën e fillestarëve.