Shpjegimi i 40 Haditheve të Imam Neveviut – Abdulmuhsin ibn Hamed el-Abad

Autor:            Abdulmuhsin ibn Hamed el-Abad
Titulli:            Shpjegimi i 40 Haditheve të Imam Neueuiut
Përktheu:       Fatjon Isufi
Recensent:     Sashenka Jakupi
Formati:         8.5 x 11
Faqe:             138
Botues:          “Udha e besimtarëve”
Viti:               2014
Vendi:            Tiranë

Libri është një përmbledhje, ku autori përmend dyzet hadithe të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e kjo, duke u bazuar në një hadith që është transmetuar për vlerën e të mësuarit përmendësh të dyzet haditheve nga Profeti. Në parathënien e librit të tij “Dyzet hadithet”, shkrimtari përmend nëntë prej shokëve të Profetit, të cilët e përcillnin këtë hadith. Pasi rradhit emrat e tyre, citon: “Dijetarët e hadithit janë të një mendimi se ai është hadith i dobët, edhe pse rrugët e tij të transmetimit janë të shumta.” Ai na rikujtoi se në shkrimin e librit të dyzet haditheve nuk ishte mbështetur mbi këtë hadith, por mbi disa hadithe të tjera, siç është hadithi i Profetit (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ai që është prezent, le t’ia përcjellë (fjalët e mia) atij që mungon”, apo fjala e Profetit që thotë: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij njeriu që dëgjon një prej thënieve të mia dhe e kupton atë.”

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakVetmia (uzlet) – Ebu Hamid el Gazali
Artikulli tjetërRregullat fikhore – Abdurrahman ed-Deuseri