Autor: Imam Neveviu
Titulli: Rijadu Salihin
Përktheu: Miftar Ajdini
Qemajl Morina
Nexhat Ibrahimi
Redaktorë: Sabahudin Mahmudi
Musa Bajrami
R. gjuhësor: Arian Koçi
Formati: A5
Faqe: 460
Botues: Komiteti i bashkuar saudit
Viti: 2004
Vendi: Prishtinë
Pasi Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ndihmoni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri.” (el-Maidetu, 2) dhe është vërtetuar se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s) ka thënë: “All-llahu është në ndihmë të një robi (njeriu) përderisa ai të jetë në ndihmë të vëllait të tij.” Po ashtu ka thënë: “Kush udhëzon në një të mirë, do të ketë shpërblim sikurse ai që e kryen atë”, … etj. vendosa të përpiloj një përmbledhje të haditheve të vërteta, e cila do të përfshinte atë që do të ishte rrugë për pronarin e saj për në ahiret dhe që për të interesuarin do të ishte një tregues për adabet dhe sjelljet e të Dërguarit, të brendshme (të fshehta) dhe të jashtme (të hapta).