Autor: Dr. Abdurrezak ibn Abdulmuhsin el-Bedr
Titulli: Prej treguesve të teuhidit
Përktheu: Kastriot Mazreku
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 35
Botues: Botim Privat
Viti: Gusht, 2014
Vërtetë njësimi/teuhidi është fillimi dhe mbarimi i fesë, është esenca dhe forma e saj, është thirrja e parë dhe e fundit e të dërguarve dhe është domethënia e fjalës “S’ka të adhuruar me meritë përveç Allahut”(La ilahe il-lallah). Për hir të tij janë krijuar krijesat, janë dërguar të dërguarit dhe janë zbritur librat. Me të njerëzit ndahen në besimtar dhe jobesimtar, në të lumtur- banorë të Xhenetit dhe në të mjerë- banorë të zjarrit, njësimi/teuhidi është obligimi i parë me të cilin ngarkohet njeriu dhe xhindi, ai është realiteti i fesë Islame përveç së cilës Allahu nuk pranon fe tjetër nga askush, çështja e tij është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme në synimin e tij dhe secili nga ne ka nevojë për ta përkujtuar atë.