Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Titulli: Përpilimi i ligjeve prej teksteve të sheriatit
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Korrektura: Burim Bunjaku
Formati: 6.7 x 9.5
Faqe: 257
Botues: Botues Privat
Sipas mendimit të Gazaliut: kjo është baza e shkencës së usulit, sepse detyra e muxhtehidinëve është nxjerrja e ligjeve prej rrënjëve të tyre. Për këtë arsye kërkohet prej muxhtehidit që të kuptojë tekstin dhe të depërtojë në thellësi të tij, sepse ai nuk mund ta nxjerrë apo përpilojë dispozitën prej tekstit, përderisa nuk e percepton kuptimin e tij, përderisa nuk e kupton shkëndijën e fjalës dhe udhëzimin e saj dhe përderisa nuk sqaron mënyrën e tregueshmërisë së tekstit ndaj dispozitës, llojin e tregueshmërisë dhe kategorinë e saj.