Autor: Malik Badri
Titulli: Kontemplimi, një studim psikospiritual islam
Përktheu: Elma Berkolli
Recensent: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 231
Botues: Logos-A
Viti: 2008
Vendi: Shkup, Maqedoni
Botimi i parë në arabishte, et-Tefekkur minel-mushahede ile’sh-shuhud, i publikuar në Kajro më 1991, nxiti një reagim mirëseardhës dhe vërejtje entuziaste nga dijetarët. Disa pranuan se ky libër e kishte përmirësuar në masë të madhe rutinën e tyre të adhurimit dhe besuan se ai do ta ketë ndikimin e njëjtë edhe te lexuesit tjerë. Qysh atëherë libri u ribotua disa herë dhe pati kritika pozitive në shtypin e ndryshëm profesional, ku madje e konsideruan atë si bestseller. Po ashtu ka shërbyer edhe si libër referimi i psikologjisë dhe i edukimit islam për studentët e shkallës së tretë nëpër universitete të ndryshme arabe.