Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Titulli: Kijasi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Korrektor: Daut Shehu
Formati: 6.9 x 9.5
Faqe: 127
Botues: Botues Privat
Vendi: Kaçanik
Asnjë kushtetutë në botë nuk mund t’i përfshijë në tekstet e tij të gjitha ligjet dhe çështjet sekondare (dytësore). Kushtetuta, zakonisht, përqendrohet duke i nënvizuar ligjet bazë të përgjithshme dhe parimet bazë, ndërsa zbatimin e tyre e lë te gjykatësit, prokurorët dhe fukahatë. Këta janë ata të cilët angazhohen për çështjet dytësore apo të veçanta, ose që një ligj ta krahasojnë me tekstet e kushtetutave. Në bazë të këtij realiteti të pashmangshëm, shoh se sheriati islam u përgjigjet kërkesave të të gjitha kohërave, sepse zbret në dinamikën e ligjeve në bazë të kushteve dhe rrethanave, të cilat paraqiten, dhe paraqitjes së llojllojshmërive të ligjeve.