Autor: Ahmed ibn Muhammed esh-Shihi
Titulli: Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar
Përktheu: Alban Malaj
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 26
Botues: Selefi.org
Këshilloj çdo vëlla që dëshiron shpëtim dhe mirëqënie në këtë jetë dhe në Ahiret që të kapet fortë pas menhexhit (metodologjinë) të Ehli-Sunetit dhe Xhematit, në mënyrë që të shpëtojë nga shubuhatet (dyshimet, keqkuptimet dhe argumentet e paqarta që përdoren për të justifikuar të pavërtetën). Dhe unë e këshilloj atë që të jetë i sinqertë në teuben (pendimin) e tij dhe të jetë i zellshëm në kërkimin e atyre gjërave që do t’i japin qëndrueshmëri e vendosmëri, ndërsa i mbështetet Allahut, Dashamirësi dhe i Gjithëdituri. Dhe e këshilloj atë që të kërkojë mbrojtje dhe strehim tek Allahu e ta ulë veten para Atij duke i kërkuar ndihmë dhe sukses.