Autor: Ibrahim Sekrani
Titulli: Kandila Ramazani
Përktheu: Ledion Pupuleku
Formati: A5
Faqe: 65
Botues: @Ibrahim.Sekrani (facebook)
Viti: 2024
Vendi: Prishtinë
Tek fal namazin e sabahut gjatë Ramazanit vëren disa besimtarë që marrin të lexojnë Librin e Allahut për aq kohë sa ia lehtëson Zoti; gjithashtu tek fal namazin e drekës do të vëresh grupe të tjerë që lexojnë Kuran. Edhe pas namazit të ikindisë xhamia kumbon aq sa gati-gati të lë pa frymë nga zërat e garuesve drejt përfundimit të Kuranit.
Por, sapo mbrëmja e Ramazanit merr të bjerë konstaton lehtësisht se Kuranët janë mbyllur dhe tingujt e tij janë shuar. Deri në atë masë sa të hamendësohet se vlera e leximit të Kurani është specifikë e vetëm ditëve të Ramazanit! Njoh shumë miq që leximin e Kuranit
gjatë natës e kryejnë për të përmbushur grafikun e tyre ditor.
Ndryshe thënë, leximi i Kuranit gjatë natës kompenson atë të ditës. Nuk e çojnë nëpër mend se leximi i Kuranit në mbrëmje ka vlerë të pakrahasueshme!