Autor: Harun Jahja
Titulli: Islami dënon terrorizmin
Përktheu: Harun Jahja
Recensent: Islami dënon terrorizmin
Përktheu: Edvin Cami
R. gjuhësor: Roald Hysa
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 145
Botues: Furkan ISM
Vendi: Stamboll, Turqi
Si muslimanë, ne dënojmë sulmet në dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme nxitën vënien e çështjes së rëndësishme të burimit të vërtetë të terrorizmit në qendër të diskutimeve. Mediat në mbarë botën ishin promovueset e këtyre diskutimeve, mirëpo fatkeqësisht ato kanë luajtur një rol negativ në pasqyrimin e realitetit, duke e lidhur Islamin padrejtësisht me burimin e terrorizmit.
Shumë udhëheqës të botës, organizata të mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione radio-televizive deklaruan se Islami e ndalon dhunën dhe nxit paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet perëndimore që kishin arritur ta kuptonin drejt Fenë Islame u shprehën qartë se fjalët “Islam” dhe “terror”, nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.