Autor: Qendra e Studimeve Shkencore Islamike
Titulli: Histori e Islamit
Përkthyes: Dr. Mithat Hoxha
Korrektura dhe redaktimi: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 290
Botues: Sh.B. Erkam
Tirazhi: 2000
Viti: 2013
Vendi: Stamboll, Turqi
Si njeriu i parë dhe profeti i parë, Hz. Ademi është krijuar nga dheu. Gjatë krijimit të Ademit, Allahu e kaloi dheun, lëndën e parë me të cilën e krijoi atë, nëpër disa faza shndërrimesh, e solli në gjendje të përshtatshme për t’i fryrë shpirt dhe, më në fund, i dha shpirt. Pastaj Allahu ia mësoi emrat dhe veçoritë e gjërave dhe i dha aftësinë për t’i njohur qeniet. Pas kësaj, u kërkoi engjëjve të binin në sexhde para Ademit. Të gjithë engjëjt iu përgjigjën kësaj kërkese dhe i bënë sexhde Ademit.