Autor: Beshir Ajvazogllu
Titulli: Estetika Islame
Përktheu: Ali Pajaziti
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 119
Botues: Logos-A
Viti: 2009
Vendi: Shkup
Estetika, e cila, në përgjithësi, përkufizohet si shkenca e së bukurës, tanimë i ka kapërcyer këta kufij dhe mund të përkufizohet si tërësi e teorive filozofike dhe psikologjike të ndërlidhura ngushtë me historinë e artit, sociologjinë, antropologjinë, madje edhe biologjinë. Është një fushë shkencore që ndërlidhet me krijimin e veprës artistike, e cila përbën një hapësirë të qenies, me natyrën në kontekstin e veprës artistike, me vlerësimin e veprës artistike (kritika e artit), me shijen dhe me temat anësore të ndërlidhura me to.