Autor: Shejhul Islam Ibn Tejmije
Titulli: El Ubudije
Përkthyes: Mazllam Mazllami
Kopertina: Fatlum Zeka
Formati: A5
Faqe: 64
Botues: Privat
Viti: Qershor, 2022
Vendi: Prizren
Shtypi: “Graf-ing”, Prishtinë.
Libri që keni në duar përmban disa pjesë të zgjedhura nga libri “El ubudije”, i shkruar nga kolosi i dijes Islame, shejhul-Islam Ahmed ibn Abdulhalim Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë! – i cili ka lindur në vitin 661 sipas hixhretit, dhe ka vdekur në vitin 728 h, dhe i cili ka lënë pas vetes trashëgimi të paparë në fushën e diturisë Islame, në të gjithë degët e fesë.
Fjala “el ubudije”, në gjuhën shqipe ka një kuptim më të gjerë sesa thjeshtë adhurim, pasi që adhurimi quhet “ibadet” në gjuhën arabe, mirëpo këtu është për qëllim aspekti më i gjerë i adhurimit të njeriut që lidhet drejtpërdrejt me veprat e zemrës si: dashuria, frika, shpresa, kërkimi i ndihmës dhe mbështetja tek Allahu Fuqiplotë.