Autor: Muhamed Sali Es-Sabuni
Titulli: Dyshimet dhe të pavërtetat rreth shumësisë së grave të Pejgamberit a.s
Përktheu: Muhamed Osmani
Recensent: Ymer Musa
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 43
Botues: Logos-A
Viti: 1998
Vendi: Shkup, Maqedoni
Shumë herët armiqtë e islamit nxitin dyshime për Pejgamberin a.s. dhe urrejtje në pejgamberinë dhe fis-nikërinë e tij. Shpifin gënjeshtra e mashtrime, vetëm e vetëm që te muslimanët të nxisin hamendje në fenë e tyre dhe largojnë nga besimi në pejgamberinë e Muhammedit a.s. Nuk është çudi kur dëgjojmë lloj-lloj shpifjesh dhe të pavërteta rreth Pejgamberëve alejhi-musselam, sepse ky është ligji i Allahut xh.sh. në krijesat e Tij. Ne, në ligjet e Tij nuk mund të hasim kurrfarë ndryshimi. All-llahu xh.sh. në Kuran thotë: “Dhe kështu Ne, çdo Pejgamberi ia kemi vënë armiqtë mohues. E, ty të mjafton Zoti yt për udhëzues dhe ndihmës.” (Furkan-31).