Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani
Titulli: Dexhali
Përktheu: Xhamiambret.com
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 18
Botues: Xhamiambret.com
Nuk më ka shkuar asnjëherë mendja se do të mundem të ndajë kohë të veçantë për të shkruar një studim sikur ky, por kur Allahu, subhanehu ve teala, të dojë diçka, ia lehtëson edhe shkaqet. Ashtu që, në ditët e para të XHumadel-Ula nga viti 1393H., kur isha duke recensuar librin “el-Fet’hul-kebir fi dammiz zijadeti ilel xhamiis sagir”, dhe kur po bëja ndarjen e tij në dy libra: “Sahihul xhamiis sagir” dhe “Daiful xhamiis sagir”, arrita te hadithi i Ebu Umames radijallahu anhu, në të cilin hadith Resulullahu salAllahu alejhi ve selem, bën tërheqjen e vërejtjes nga dexhalli, e përshkruan atë me një përshkrim që asnjë pejgamber para tij nuk e ka bërë. Tregon se si Isai alejhi selam, do ta vret atë te dera e Ludd-it në Palestinë, si dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me Isain, alejhi selam, dhe Dexhallin.