Autor: Dr. Muhammed Nuajm Jasin
Titulli: Besimi, bazat, esenca dhe negacioni
Përktheu: Muhamed Dolaku
Recensent: Flamur Sofiu
R. gjuhësor: Dr. Mehdi Hyseni
Korrektor: Arian Koçi
Formati: 5.8 x 8.3
Faqe: 262
Botues: Furkan ISM
Viti: 2004
Vendi: Prishtinë
Akidet-teuhid-i është shkencë themelore islame, në bazë të së cilës ndërtohen të gjitha shkencat e tjera të Islamit. Misioni i çdo Pejgamberi ka qenë i përmbledhur në maksimën La ilahe il-lallah – nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, dhe detyrë e çdonjërit prej tyre ka qenë ta mbarështojë këtë ide në zemrat e ithtarëve të vet. Mjerisht, kohëve të fundit në mjedisin tonë nuk është punuar në shkrimin dhe në përgatitjen e librave ose të teksteve shkollore nga kjo fushë, të cilat do t’i përgjigjeshin nevojave të muslimanit tonë mesatar ose nxënë-sit mesatar të medresesë.