Autor: Ebu Hamid el Gazali
Titulli: Ahlaku i Muhamedit a.s.
Përktheu: Shenaj Zeneli
Lektor: Artan Sadiku
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 90
Sjelljet (edebet) e jashtme (zahir) janë shenjë e edebeve të brendshme (batin). Lëvizjet e gjymtyrëve trupore janë fryte të dëshirave. Ndërsa veprimet janë përfundime të ahlakut. Mirësjellja dhe edukimi lind nga marifeti. Zemra, që në vete e fsheh dashurinë, është burim i veprimeve dhe vend i shfaqjes. Shkëlqimi në të jashtmen, është drita (nuri) që lind në zemër. Ky nur e zbukuron të jashtmen dhe shndrit. Gjendjet e shëmtuara dhe të këqija zëvendësohen me gjendje të mira. Zemra e atij që nuk është penduar, as gjymtyrët tij nuk do të jenë penduar. Zemra e atij që nuk është ngrohur me nurin hyjnor, as në veprime nuk do t’i shfaqen bukuritë e edebeve të Pejgamberit.